Google ADS

Krasniqi: Albin Kurti kërkon pushtet absolut, ne sot e parandaluam ngufatjen e demokracisë

22:49 | 2 Prill 2021
L G

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha se opozita sonte paralajmëroi ngufatjen e demokracisë.

Krasniqi, tha se PDK-ja ka paralajmëruar atë që ndodhi sonte, se Albin Kurti kërkon pushtet absolut.

“Ajo çka kemi parë sonte është ajo që kemi paralajmëruar që Albin Kurti kërkon pushtet absolut. Ne sot e parandaluam ngufatjen e demokracisë. Kurti u mundua që në mënyrë më të paskrupullt të manipulojë sonte”, u shpreh Krasniqi.

Po ashtu, ai shtoi se sonte u tentua që krejt ky proces të kontabandohet brenda disa ore duke ushtruar presion e shantazh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme