Google ADS

Gashi: Kurti i paaftë të qeverisë vendin

22:38 | 2 Prill 2021
L G

Pas dështimit të kalimit të Ligjit për Zgjedhje të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje në procedurë të përshpejtuar, kanë ardhur edhe reagimet e para të opozitës.

Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e quajti pushtet të idesë totalitare Qeverinë Kurti, duke shtuar se u tentua të imponohet shantazhi dhe kërcënimi.

” Sonte nga pushteti i idesë totalitare u tentua të imponohet shantazhet dhe kërcënimet. Ne jemi këtu për të mbrojtur shtetin. VV dhe Kurti tentoi sonte të kërcënojë secilin deputet të Kosovës. Ne jemi këtu për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Kryeministri tentojë të imponoj vullnetin e tij mbi Kuvendin e Kosovës. Kurti është i pa aftë më qeveris më vendin”, u shpreh Gashi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme