Zyrtarisht, me 95 vota “pro”, 12 “kundër” dhe asnjë “abstenim”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet në Ligjin për regjistrimin e popullsisë, me çka i njëjti shtyhet për në muajin shtator.
Kjo vjen pasi krerët e dy partive më të mëdha maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, ranë dakord në një takim në mes tyre, javën e kaluar.
Kërkesa e opozitës për shtyrje të regjistrimit bazohej në numrin e madh të rasteve të reja me COVID-19, por kanë mospajtim edhe për metodologjinë.
Kundër shtyrjes së regjistrimit kanë qenë vetëm partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ata thonë se procesi i regjistrimit në Maqedoni është operacion politik, e jo vetëm statistikor.
Ndryshe, regjistrimi i popullsisë duhej të zbatohej nga 1 prilli deri më 21. Ndërkohë regjistrimi i mërgimtarëve ka nisur në mars dhe ai nuk do të ndërpritet, por do të përfundojë në shtator./telegrafi
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...