Google ADS

Haxhiu i kundërpërgjigjet shoqërisë civile dhe opozitës

20:56 | 2 Prill 2021
L G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas kritikave dhe thirrjeve për anulimin e votimit të ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje nga Qeveri Kurti.

Ajo, ka kujtuar kohën kur sipas saj, thirreshin seancat e jashtëzakonshme për të jetësuar projekte të dëmshme.

Ndërsa tani sipas saj, kur po bëhet fjalë për projektligjin që e njeh të drejtën e mërgatës për të votuar në ambasada e konulata po e quajnë shantazh, shkruan arbresh.info.

Reagimi i plotë:

Kur thërrisnin seancat e jashtëzakonshme për të jetësuar projektet e dëmshme, nuk i kishin fare problem procedurat e përshpejtuara, as a bëheshin ditën a natën.
Tani kur në procedura të përshpejtuara po procedohet projektligji që njeh të drejtën e mërgatës për të votuar në ambasada dhe konsulata e quajnë shantazh, kërcënim, autokraci, anarki, arbitraritet dhe gjithçka tjetër!
Nëse për diçka është shtjerrur debati, është pikërisht kjo çështje, pasi që është hera e tretë që i njëjti po procedohet në Kuvend dhe përveç kësaj debatet për këtë kanë nisur kaherë sepse është kërkesë e vazhdueshme e mërgatës tonë.
Mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsulata dhe kjo s’ka pse e frikëson askend!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme