Google ADS

LDK-ja e përkrahë Vjosa Osmanin vetëm nëse tërhiqet Ligji për zgjedhjet

20:17 | 2 Prill 2021
arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme ka qenë me qellime të shantazhimit.

Ai ka lënë të nënkuptohet se LDK-ja e përkrahë Vjosa Osmanin vetëm nëse tërheqet Ligji për zgjedhjet, raporton arbresh.info.

“Unë i bëj thirrje Kurtit që të tërheq këtë vendim, sepse çështja e zgjedhjeve i prek të gjitha partitë në vend. Sepse një tërheqje e tillë i lë hapësirë konstruktivitetit që kemi lënë. Nëse ky ligj nuk tërhiqet atëhere Kryeministri na dërgon në zgjedhje”, deklaroi Abdixhiku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme