“Secili ka mundësi t`i lejojë lojërat politike me shifrat. Nuk është në rregull që kur kemi nevojë për vota, kur kemi nevojë për para, të llogarisim në diasporën, ndërsa të mos kenë mundësi të regjistrohen“.
Kështu ka deklaruar Kryeministri Zaev pyetur nëse diaspora do të regjistrohet apo do të evidentohet.
Kryeministri ishte i prerë dhe tha “diaspora do të regjistrohet“.
“Diaspora është populli ynë. Sot është jashtë, nesër do të jetë këtu. Ka mundësi që nesër ne të jemi jashtë kurse diaspora këtu. Është populli ynë. Ne e regjistrojmë gjithë popullsinë tonë pa marrë parasysh nëse është jashtë apo në vend. Ekzistojnë mundësi të ketë raste të gabimeve teknike, por duhet të mënjanohen dhe regjistrimi të vazhdojë pa pengesa”, u shpreh ai.
Por, nga ana tjetër, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se opozita do ta pranojë vetëm popullsinë rezidente në vend, duke shtuar se për momentin diaspora vetëm evidentohet.
“Sipas EUROSTAT-it regjistrohet vetëm popullata rezidente. Kjo do të thotë vetëm popullsia që për momentin gjendet në Maqedoni ose 12 muaj më parë kanë jetuar këtu. 12 muaj dhe një ditë kjo do të thotë se nuk hyjnë në popullsinë rezidente që duhet të regjistrohet në vendin tonë”, tha lideri i VRMO.
Një deklaratë e këtillë e kreut të opozitës maqedonase, ka shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të partive politike, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për pozitë apo opozitë.
Sipas të dhënave që sot në mëngjes i ka publikuar ESHS-ja, deri ora 08.00 të vetëregjistruar nga diaspora evidentohen 178.572, apo 697 persona më shumë se dita e djeshme. Numri i vogël i të vetëregjistruarve në 24 orët e fundit, sipas të gjitha gjasave ka të bëjë me mosinformimin e diasporës se regjistrimi është duke vazhduar./klan macedonia
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...