Google ADS

Durrësi përgatitet për turistët

17:36 | 2 Prill 2021
Arbresh.info

Bashkia e Durrësit po përgatitet për nisjen e sezonit turistik duke ndërmarrë një sërë masash për të patur një sezon më të mirë se viti i kaluar.

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka inspektuar punët që po kryhen në bregdetin e Durrësit për pastrimin, lirimin e sistemimin e hapësirave publike. Kryebashkiakja Sako deklaroi se pas këtyre punimeve të para do të kryhen edhe dezinfektimi dhe plugimi i rërës. Përveç turizmit të rërës dhe detit.

Durrësi synon një turizëm gjithëvjetor duke patur parasysh trashëgiminë e pasur kulturore të qytetit. Janë dy projekte mjaft të rëndësishme si ai për amfiteatrin dhe projekti tjetër është Programi i BE për trashëgiminë kulturore i cili ka në plan që 8 objekte nga qyteti i Durrësit do të rikonstruktohen, rivitalizohen si dhe do të futen në guidat ndërkombëtare.

Kryebashkiakja Sako deklaroi se duke patur parasysh vaksinimin masiv i cili ka nisur e po kështu edhe planin e qeverisë për të vaksinuar të gjithë punonjësit e hotelerive parashikohet që sezoni turistik i këtij viti të jetë i lehtësuar./arbresh.info

? Bashkia e Durrësit po përgatitet për nisjen e sezonit turistik duke ndërmarrë një sërë masash për të patur një sezon…

Posted by Bashkia Durres on Friday, April 2, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme