Propozim-ndryshimi i ligjit për regjistrim u rikthye në seancë plenare për votim përfundimtar para deputetëve. Shumë nga deputetët e opozitës shqiptare u paraqitën për të marrë fjalën, duke u nisur, siç thanë ata, nga rëndësia e ligjit.
Tensionimi i situatës solli kërkesën e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për një pushim 1 orësh. Ligji nuk do të miratohet pa u shterur debati.
Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi, vonesën e tyre e arsyetoi me atë se nuk kanë arritur të gjejnë vend për parkim.
“Duhet të merrni parasysh faktin, se nuk kishte vende të parkimit. Deputetët u vonuan, sepse nuk kishin ku të parkoheshin. Këtë duhet ta rregulloni”, tha Rexhepi.
Ndërsa Talat Xhaferi, u tha se obligim i tyre është të vijnë një orë më herët në punë.
“Ejani një orë më herët. Dhe kjo nuk më intereson. Ju jeni të obliguar të vini më herët. Kurse sa i takon pauzës, nëse doni të hani ushqim, shkoni në shtëpi, nuk jam i obliguar të siguroj ushqim. Në ora 16:30 kthehemi në seancës”, tha Xhaferi./tv21
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...