Gjatë vizitës së tij në Kukës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një familje kuksiane ku ka konsumuar edhe drekën me ushqime tradicionale të kësaj zonë.
Kryebashkiaku ka ngrënë fli, ushqim tradicional i Kukësit.
Pjesë nga biseda:
Lulzim Basha: Çfarë po përgatit aty?
Midie Gjana: Ja, fli.
Lulzim Basha: Fli? Flinë e famshme. Kjo është tradita e trevës.
Midie Gjana: Kjo është më e preferuara e zonës.
Lulzim Basha: Edhe unë e kam shumë të preferuarën timen.
Midie Gjana: Andej nga ju ka byrek.
Kryefamiljarja Midie Gjana, në bisedën që pati me Bashën shprehu disa probleme që kanë banorët e kësaj zone. Ajo tha se papunësia është një nga shkaqet kryesore të emigrimit të njerëzve, e cila vet ajo po e vuan me djemtë e saj që i janë larguar jashtë.
“Tani emigrimi, papunësia. Është bërë keq! Emigracioni ka qenë kur ka qenë, tani është bërë vështirë. Qiraja është shumë shtrenjtë. 400 euro. Flenë nëpër bodrume se s’kanë dhoma të tjera. Mbrapa plus që kanë taksa më the të thash këto që janë me letra se ato në të zezë nuk bëhet fjalë fare. Edhe kur të kthehen duhet me ngrënë dhe me pi për vete kur të kthehen me sjellë gjë tek familja nuk ngel gjë , udhëtimi është pak i vështirë se ato biletat edhe me tren edhe me të gjithë të tjerat shtrenjtë. Domethënë, nuk ju bie gjë me e lënë diçka mangët për vete me e sjellë këtu.’- tha ajo.
Ajo gjithashtu tha se pensioni që merr bashkë me të burrit, nuk i del për asgjë.
“100 mijë lekë. Vetëm këtë, se di po nuk del shumë. Edhe ky edhe ai, po nuk del, një ilaç një send. Një çokollatë fëmijëve me ua blerë kur i dërgoj tek shkolla dhe kur i sjell, muajin se arrijmë.” – u shpreh Midie Gjana.
Basha tha se Kukësi mundësitë i ka, por arsyeja e gjendjes ku ndodhet është nga harresa që qeverisë në 8 vitet e fundit. Ai u zotua se qeveria e ardhshme do të investojë në infrastrukturë, në mënyrë që të kthejë vëmendjen e turistëve europian dhe sipërmarrjeve vendase për të investuar në Kukës.
“E para e punës infrastruktura e dyta duhet me pas një klimë biznesi pozitive. Se edhe të huajt mund të vijnë të investojnë por edhe djemtë tuaj, fëmijët tuaj që kanë ikur në emigracion mund që kursimet e tyre t’i kthejnë këtu e të investojnë.
Njësoj si shtëpia që do drejtimin edhe vendi do qeverinë, prandaj po ta marr shembull Kosovën sepse atje qeveria i ndihmon me grante, i ndihmon me kredi të buta. E ndërtojnë një bujtinë, e ndërtojnë një restorant, e ndërtojnë një hotel, shkojnë turistët. Sa prej Shqipërie shkojnë verë për verë dëgjoj madje dhe gjatë dimrit shkojnë në bjeshkët e Kosovës dhe kalojnë pushimet atje. Po bjeshkët tona janë po kaq të bukura, nga Kukësi në Tropojë, nga Kalaja e Dodës në Alpe. Në jug ka bukuri të rralla natyrore.
Në Qershor kam bërë për herë të parë ecje në këmbë nga Lugina e Valbonës kam shkuar në Theth. Një bukuri përrallore. Turistët europian i dashurojnë këto bukuri të radha, sepse në fakt jo të gjithë duan thjesht të shkojnë të kalojnë një javë në plazh e në det, kanë dëshirë shumë prej tyre me shëtit, me shëtit malet. Për shembull ka shumë gjermanë, austriakë, polakë, çekë që i dashurojnë malet. Problemi është që ne nuk i kemi ofruar infrastrukturën e nevojshme. Po ti ofrojmë infrastrukturën në vend që të vijnë 10 do të vijnë 100, vitin tjetër do të vijnë 1 mijë, vitin tjetër do të vijnë 10 mijë. Pra, në radhë të parë t’jua kthejë, investimi i parë është rruga. Po s’pati rrugë s’ka asnjë gjë. Investimi i dytë është uji i pijshëm. Investimi tjetër është energjia elektrike. Dhe kur i bëjmë këto investime pastaj mbetet edhe t’ju mbështesim me kredi të buta me grande. Të gjitha këto para që hidhen në këtë mënyrë kthehen 10 fish sepse të gjithë turistët që vijnë, sjellin me vete paratë e tyre, sjellin me vete edhe reklamën për nesër. Ndryshim do të thotë të hapësh vende pune, të rritësh rrogat e njerëzve dhe kur të ndodhë kjo të jeni të sigurt që një nga pasojat më të mira për Kukësin do të jetë që rinia do ta mendojë dy herë para se me ik.” –tha Basha./oranews
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?