Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, krerët e shtetit kanë vizituar dy shoqata të autizmit në Kosovë, Shoqata Autizmi dhe Autizmi flet.
Bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u.d. i presidentit, Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani, shkruan arbresh.info.
Gjatë kësaj vizite, ata ofruan mbështetje të plotë institucionale për personat e prekur nga autizmi, me theks të veçantë, mbështetje për qasje të barabartë në arsim.
Me këtë rast ministrja Nagavci bëri të ditur se, Ministria e Arsimit është e përkushtuar për të siguruar mundësi të denjë arsimore për nxënësit autikë dhe për të promovuar përfshirjen e fëmijëve me autizëm, në programet e arsimit të fëmijërisë së hershme.
Nagavci është zotuar se gjatë mandatit të saj do të punohet në trajnimin dhe angazhimin e asistentëve në shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta, në mënyrë që të mos ketë asnjë ngecje gjatë procesit mësimor.
Ndër të tjera, ministrja Nagavci inkurajoi të gjithë që të mësojnë më shumë rreth autizmit dhe mënyrave për të mbështetur individët në spektrin e autizmit dhe familjet e tyre, si dhe për të ndihmuar në formimin e një rrethi në të cilin të gjithë njerëzit, përfshirë ata me autizëm, të pranohen për atë që janë.
Përfaqësuesit e shoqatave të autizmit ishin të shoqëruar edhe nga një numër i fëmijëve dhe prindërve./arbresh.info/
Merr flakë banesa në Pukë, detajet e para
Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit
Veliaj: Policia Bashkiake e Tiranës certifikohet me standard...
Rizvanolli për KEK-un: Ka qenë dhe mbetet njëra ndër ndërmar...
Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën
Shirat e dendur godasin Japoninë, një i vdekur dhe disa të z...