Google ADS

Kabashi: Nëse doni e zgjedhim Vjosën presidente, e nëse s’doni shkojmë në zgjedhje

16:09 | 2 Prill 2021
arbresh.info

Analisti, Bekim Kabashi, ka ironizuar me “ngutinë” e Vetëvendosjes për të ndryshuar Ligjin për zgjedhjet.

“Sot po e ndryshojmë Ligjin për Zgjedhjet, me të cilin do t’i mundësohet diasporës të votojë nëpër ambasada e konsullata.
Pastaj, nëse doni e zgjedhim Vjosën presidente, e nëse s’doni shkojmë në zgjedhje”, shkruan Kabashi në Facebook.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256, pritet të martohet sot në dy lexime, për të vazhduar me votimin për presidentin, siç ka paralajmëruar Vetëvendosje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme