PDK-ja lëshon mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit: Qeveria duhet të ketë prioritete tjera

15:43 | 2 Prill 2021
arbresh.info

Partia Demokratike e Kosovës nuk është pajtuar më kërkesën e Vetëvendosjes që të jenë pjesë e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendi.

Aty po shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256″.

“Qeveria duhet të ketë prioritete tjera”, deklaroi Hamza duke vlerësuar se nuk duhet të jetë kaq e ngutshme.

Bedri Hamza tha se çështja e reformës së Ligjit për zgjedhje vynë kohë më të përshtatshme, e jo me një seancë të ngutshme.

“Ne paradite patem seancë dhe shumë deputetë i ngritën çështjet për urgjencë. Ne e kuptojmë rëndësinë e reformës zgjedhore. Ne e dham mendimin tonë në kryesi, që ne spajtohemi që kjo çështje e rëndësishme të trajtohet me urgjencë”, deklaroi Hamza./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme