Junta ushtarake në Mianmar ka urdhëruar këtë të premte që të ndërpritet interneti në vend.
Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit ia ka përcjellë këtë lajm të gjitha kompanive që sigurojnë internetin në vend, duke thënë se rrjeti do të jetë i fikur deri në një njoftim të dytë.
Dhuna në vendin e Azisë Juglindore është përshkallëzuar gjatë javës së kaluar, si në numrin e protestuesve të vrarë ashtu edhe me sulmet ajrore ushtarake kundër forcave guerile të pakicës etnike Karen.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi fuqimisht përdorimin e dhunës kundër protestuesve paqësorë.
Ndërkohë, Kina dhe Rusia, të dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit kanë kundërshtuar sanksionet ndaj Mianmarit.
Deklarata erdhi pasi i dërguari i posaçëm i KB për Mianmarin paralajmëroi se vendi përballet me mundësinë e luftës civile dhe kërkoi që të ndërmerren veprime menjëhershme.
Shumë qytetarë po largohen në Indi dhe në Tajlandë, ndërsa Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për Azinë Juglindore u bëri thirrje vendeve në rajon të mbrojnë të gjithë njerëzit që largohen nga dhuna dhe persekutimi në Mianmar dhe të sigurojnë që refugjatët dhe migrantët e padokumentuar të mos kthehen me force
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...