Google ADS

Kryesia e Kuvendit pritet të mbaj mbledhje për caktimin e seancës për zgjedhjen e presidentit

14:24 | 2 Prill 2021
arbresh.info

Kryesia e Kuvendit pritet të mbaj mbledhje për caktimin e seancës për zgjedhjen e presidentit.

Tashmë edhe Vetëvendosje ka konfirmuar nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e seancës.

Gjatë ditës edhe kryeministri, Albin Kurti, shprehu qëndrimin se para se të vazhdohet me planin qeverisës duhet të zgjedhet presidenti, duke lënë të hapur mundësinë e votimit të Vjosa Osmanit në një seancë tjetër, të premten.

Kundërkandidati i Osmanit do të jetë Nasuf Bejta.

Që të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, duhen nënshkrimet e të paktën 40 deputetëve. Më pas, kryesia e Kuvendit mblidhet për të caktuar kohën e mbajtjes së kësaj seance./arbresh.info/

Albin Kurti jep sinjale se Vjosa Osmani mund të votohet sot për presidente

Analistët thonë se kundërkandidati i Vjosa Osmanit për President do të propozohet nga Lista “Guxo”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme