Nasuf Bejta kundërkandidati i Vjosa Osmanit

14:06 | 2 Prill 2021
arbresh.info

Nasuf Bejta pritet të jetë kundërkandidati i Vjosa Osmanit, bëjnë të ditur për arbresh.info burime brenda listës “GUXO”.

Nasuf Bejta u lind më 03 nëntor 1960 në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri. Studimet universitare i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. Është inxhinier i diplomuar me përvojë 32 vjeçare në arsim, dhe aktualisht punon si mësimdhënës në SH.M.T. “Lutfi Musiqi” në Vushtrri.

Është njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i kuvendit të nëndegës Smrekonicë, anëtar i kryesisë qendrore nga dega në Vushtrri në dy mandate, deri në vitin 2007 kur dha dorëheqje të parevokueshme për shkak të konfrontimeve dhe politikave që po e dëmtonin Kosovën. Ka qenë bashkëpunëtor civilo-ushtarak gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Nasufi do të përqendrohet që të shtyjë përpara çështje që do e pëmirësonin jetën e qytetarit, me fokus të posaçëm në qytetin e Vushtrrisë, në fshatin Smrekonicë, si dhe në zonën e qytetit të Mitrovicës. Ai i mbështet politikat që avancojnë çështjet në fushën e arsimit, energjisë dhe telekomit, si dhe asaj të mirëqenies sociale.

Nasuf Bejta është përfaqësues i Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë./arbresh.info/

Albin Kurti jep sinjale se Vjosa Osmani mund të votohet sot për presidente

Analistët thonë se kundërkandidati i Vjosa Osmanit për President do të propozohet nga Lista “Guxo”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme