Së fundmi, është raportuar se agjenti i Erling Haaland, Mino Raiola, është parë duke udhëtuar për në Spanjë që të takohet me përfaqësuesit e Barcelonës dhe Real Madrid.
Raiola ka planifikuar disa takime për të biseduar më gjerësisht për të ardhmen e lojtarit të tij dhe kësisoj të vendoset përfundimisht e ardhmja e tij, përcjell lajmi.net.
Haaland, i cili është një nga emrat më të përmendur këtë sezon, po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe po kërkohet nga shumë klube evropiane.
Një ‘El-Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madrid pritet të zhvillohet edhe në afatin kalimtar të verës, kur edhe klubet do luftojnë se cila do të sigurojë shërbimet e norvegjezit.
Raiola megjithatë, pritet që të udhëtojë sot në Londër që të takohet edhe me tri klube të tjera, Liverpool njëri prej tyre.
Raportohet se dy klubet e tjera mund të jenë Chelsea dhe Manchester City, të cilat kanë monitoruar nga afër situatën e lojtarit
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...