Sipas një studimi të fundit, njerëzit hanë më shumë një natë përpara stërvitjeve, sepse ata e dinë që do të humbasin kaloritë ditën tjetër.
Shkencëtarët e sportit në Britani të Madhe kanë vënë në provë 14 burra, të cilët frekuentonin palestrat, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Studimi zbuloi se kur ata bëheshin gati në planifikimin e stërvitjeve të rradhës, ata konsumonin ushqim rreth 10 përqind më shumë se zakonisht.
Gjetja mund të spjegohet vetëm si sjellje ndërgjegjësimi, e cila ka për qëllim kompensimin e kalorive që do të humbasen gjatë ushtrimeve.
Rritja e marrjes së energjisë që është vërejtur nga studiuesit nuk ishte e mjaftueshme për të zëvendësuar të gjitha kaloritë shtesë që humbasin gjatë stërvitjeve.
Prandaj edhe shkencëtarët kanë theksuar se njerëzit mund të mos jenë edhe aq me fat sa të zgjedhin ushqimin e duhur natën.
Studimi u krye nga një ekip në Shkollën e Sporteve, Ushtrimeve dhe Shkencave të Shëndetit, Universiteti Loughborough.
“Megjithatë, edhe pse ata e rritën marrjen e tyre të energjisë me rreth 10 përqind në 24 orët e mëparshme, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të kompensuar plotësisht deficitin e energjisë të krijuar nga sesioni i stërvitjes. Pra, përfshirja në stërvitje ende krijoi një ekuilibër afatshkurtër negativ të energjisë, i cili mund të jetë i favorshëm për humbjen e peshës”, tha Dr. Asya Barutcu, autore e studimit.
Studimi mund të jetë vendimtar për të ndihmuar njerëzit të adresojnë problemet me zakonet e tyre të ngrënies dhe të trajtojnë krizën e mbipeshës.
Sipas shifrave qeveritare, 20.1 përqind e fëmijëve të moshës midis 10 dhe 11 në Angli janë obezë dhe 14.2 përqind janë mbipeshë.
OBSH raporton se që nga viti 1975, njerëzit me mbipeshë janë trefishuar në të gjithë botën./arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...