Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i ftuar në emisionin “Opinion” përballë një paneli gazetarësh ku foli për alternativën me të cilën opozita shkon përballë shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai tha se do bëjë të mundur anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa brenda vitit të parë të qeverisjes së tij do nisë negociatat e integrimit.
Basha gjithashtu nënvizoi se pjesë e programit të tij është edhe ulja e çmimit të naftës me të paktën 24 lekë për litër si dhe ulja e taksave.
Ai tha se vetëm taksa e sheshtë 9% dhe ulja e sigurimeve shoqërore në 18% do të çlirojë një energji ekonomike të madhe dhe që sot është ndrydhur.
Basha i ktheu përgjigje edhe pyetjes se ku do i gjejë lekët për të realizuar reformat e premtuara ndërsa ul taksat, duke theksuar se pjesa kryesore do të sigurohet duke luftuar keqmenaxhimin e fondeve publike.
Kryedemokrati premtoi gjithashtu se me ardhjen e tij në qeverisje do të rishikohen të gjitha vendimet që ka marrë kuvendi në dy vitet e fundit, që nga moment që opozita u largua prej tij.
Basha, ndryshe nga kundërshtari i tij politikë, tha se është i gatshëm të ballafaqohet me të në një debat televiziv. Ai tha se kryeministri Rama nuk ka asgjë për t’u ofruar shqiptarëve dhe në fushatë është bërë satelit i kryetarit të opozitës.
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...