SHBA, mbi 552 mijë të vdekur nga COVID-19

23:51 | 1 Prill 2021
Trina Galanxhi

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 552.076, prej të cilëve 1.071 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 30.461.748, me 66.938 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,66 milionë raste të konfirmuara dhe 59.274 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 97 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 54 milionë dozën e dytë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme