Policia belge përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërnadrë mijëra të rinjë të mbledhur në një park në Bruksel, pasi organizuan një aheng pavarësisht se ishin të mbyllur.
Ngjarja filloi si një shaka e 1 prillit në Facebook, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info
Rreth 2,000 njerëz u paraqitën afër fundit të një dite të ngrohtë dhe me diell për të marrë pjesë në “La Bum” (aheng) në parkun Boa de la Cambré, tha policia lokale, megjithëse organizatorët zbuluan ditë më parë se thirrja e tyre në mediat sociale ishte një shaka.
Mediat lokale vlerësojnë se ishin rreth 5,000 persona që u mblodhën në park.
Qindra oficerë policie, u detyruan të shpërndarjnë të rinjtë që po argëtoheshin në park.
Reuters raporton se të paktën dy civilë u plagosën në përleshje, duke përfshirë një grua e cila u rrëzua nga një kal i policisë.
Një zëdhënëse e policisë tha se tre oficerë policie u plagosën dhe katër njerëz u arrestuan.
Shumë të rinj ngritën grushtat në ajër dhe brohorisnin “liri”, dhe disa hidhnin shishe dhe gurë drejt kamionëve të policisë.
“Ne jemi të gjithë në depresion. Unë do të bëj 18 vjet brenda dy javësh, ne duam të përfitojmë nga rinia jonë,” tha një nxënës i shkollës së mesme që ishte në park.
Brukseli vazhdon të qëndrojë i mbyllur për shkak të masave të marra me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit./arbresh.info/
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit
Aliu: Kosova synon të lidhë rrjetin hekurudhor me atë evropi...
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s