Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) ka shtrirë bashkëpunimin edhe me universitetet bullgare.
Në këtë kuadër gjatë një vizite në Bullgari, rektori Alush Musaj, i cili shoqërohej edhe nga prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Rifat Morina, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Trakisë në Stara Zagorë, ndërsa që janë zotuar për të vazhduar bashkëpunimin me Universitetin e Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë në Sofje.
Rektori i Universitetit të Trakisë, Ivan Vashin, ka shprehur kënaqësinë për fillimin e bashkëpunimit me UMIB-in.
Ai premtoi se do ta mbështes këtë universitet në të gjitha fushat me interes për studentët dhe profesorët.
Ndërsa, rektori Musaj, duke falënderuar homologun e tij për mbështetjen, u shpreh i bindur se kjo marrëveshje, në kuadër të të cilës ndër të tjera parashihet shkëmbimi i studentëve dhe profesorëve, do të ndihmoj në avancimin e punës kërkimore në UMIB.
Një takim i frytshëm është zhvillu ar edhe me drejtuesit e Universitetit të Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë në Sofje.
Me këtë universitet UMIB-i është pjesë e projekteve të përbashkëta dhe si rezultat atje tashmë ka studentë dhe profesorë nga Mitrovica.
“Është një përvojë e jashtëzakonshme për studentët dhe profesorët tanë, për çka ne jemi shumë mirënjohës”, ka thënë mes tjersh Musaj.
Ndryshe, si rezultat i intensifikimit të bashkëpunimit ndëruniversitar, studentët dhe profesorët e UMIB-it, janë bërë pjesë e projekteve të ndryshme nëpër Evropë.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...