Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 2, në Tiranë. Basha ka kërkuar votë masive për numrin 9 atë të Partisë Demokratike, për t’i dhënë jetë ndryshimit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese në njësinë nr 2, në Tiranë.
Kryedemokrati ka kërkuar votë masive për t’i dhënë jetë ndryshimit dhe gjatë bashkëbisedimeve ai u zotua se biznesi i vogël dhe rregullimi i problemit të pronave janë dy prioritetet e para të qeverisë së ardhshme, transmton tch.
Të gjithë ju që shisni shërbimin me djersën e ballit tuaj, por edhe i gjithë biznesi i vogël, të vetëpunësuar, apo çdo lloj biznesi i vogël, jeni shtyllë e programit tonë ekonomik për një arsye të vetme. Jeni shtylla kurrizore e ekonomisë. Kështu që e vetmja gjë që ka mbetur, votojeni atë plan, votoni ndryshimin më 25, votoni numrin 9 do fitoni ju dhe familjet tuaja. Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën”
Basha u ndal edhe nga qytetarët, ku njëri prej tyre kërkoi prej tij që të mos premtojë asgjë në fushatë, që nuk do ta realizojë, ndërsa kreu demokrat tha se janë angazhime të realizueshme.
Qytetari: Vetëm një amanet kam. Të lutem mos premto asgjë nga ato që nuk i bën, se njerëzit janë ftohur me politikën duke mashtruar.
Basha: Asnjë premtim prej meje, asnjë premtim fushate nuk vlen. Janë vetëm angazhime dhe plane që janë hartuar nga specialistët prej një kohe të gjatë.
Qytetari: Vetëm diçka, mbroni pronën e tiranasve. Jam tiranas dem baba dem. Ke ardhur tek cirku, aty është bërë një pisllëk i madh për shkak të Edi Ramës, ju lutem shumë ta hapni atë, se aty është një pjellë e krimit.
Lulzim Basha: Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën.
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...