Britania e gatshme ta mbështesë Kosovën në fushën e sundimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë

16:27 | 1 Prill 2021
L G

Britania e Madhe ka ofruar gatishmëri ta mbështesë Kosovën në fushën e sundimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë.

Kështu tha ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, gjatë takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan arbresh.info.

Gjatë këtij takimi ambasadori Abbott e uroi ministrin Sveçla për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar marrëdhëniet mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Gjithashtu ai shprehu gatishmërinë e qeverisë britanike për të ndihmuar Kosovën në fushën e sundimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë.

Ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin Nicholas Abbott me prioritetet e ministrisë si dhe falënderoj atë për përkrahjen deri më tani dhe për gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar. /arbresh.info/

Të ngjashme