Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të vaksinojë mësuesit e Kosovës në vend të mantelbardhëve.
Gjatë takimit të tij me fermerët e Rrogozhinës, Rama është shprehur se ka marrë një mesazh falenderimi nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ka shprehur dëshirën që vendi të vaksinojë mësuesit.
“Pasi për mjekët kanë arritur dozat nga Covax”, deklaroi Rama.
Ai pati premtuar vaksinimin e 11 mijë mantelbardhëve të Kosovës.
Krahas këtij premtimi, Kosova ka filluar vaksinimin e tyre, rrjedhimisht duket se ka dakordim mes Ramës e Kurtit për vaksinimin e mësimdhnësve me vaksinat e premtuara./arbresh.info/
Izraelitët bëjnë homazhe në njëvjetorin e sulmit të Hamasit
Rama: Nga sot, qendrat shëndetësore ofrojnë vaksinim falas
Bastisje në Mitrovicën e Veriut, policia sekuestron armë dhe...
Profesori i Universitetit të Beogradit: I kërkoj falje popul...
Vuçiq e Vuçeviq reagojnë pas vendimit të Kosovës për heqjen ...
Kongresi i ALDE-së, Krasniqi: Rast i mirë për takime me lide...