Presidenti i Gjermanisë ka marrë sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca

13:42 | 1 Prill 2021
arbresh.info

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, ka marrë sot dozën e parë të vaksinës antikoronavirus, të AstraZeneca.

65 vjeçari, Steinmeier, u injektua sot me vaksinën në Spitalin Bundeswehr në Berlin, ka njoftuar Zyra Feredale e Presidencës.

Steinmeier pastaj u bëri apel të gjithë qytetarëve të ndjekin shembullin e tij.

“Unë u besoj vaksinave të miratuara në Gjermani”, theksoi ai në një mesazh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme