Google ADS

Ambasadori italian flet me Listën Serbe për zgjedhjen e presidentit

13:40 | 1 Prill 2021
arbresh.info

Ambasdori italian, Nicola Orlando gjatë takimit me liderin e Listës Serbe, Goran Rakiq, ia ka përsëritur thirrjen që të gjitha partitë të jenë konstruktive dhe të përgjegjshme në funksion të zgjedhjeve presidenciale.

“Dështimi do të ndikonte negativisht te të gjithë qytetarët”, shkruan Orlando.

Poashtu në këtë takim Orlando e Rakiq kanë biseduar edhe për çështje të ndryshme urgjente mes komuniteteve që duhet të trajtohen nga Qeveria.

“Takim i shkëlqyeshëm me Ministrin Rakic. E përsërita thirrjen time për të gjitha partitë që të flasin, të jenë konstruktive dhe të përgjegjshme në funksion të zgjedhjeve presidenciale. Dështimi do të ndikonte negativisht te të gjithë qytetarët e #Kosovës. Diskutuam për #Covid-in dhe çështje të ndryshme urgjente mes komuniteteve që duhet të trajtohen nga Qeveria”, ka shkruar Orlando në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme