Google ADS

Ambasada amerikane: Shqipëria dhe SHBA-të mund të mbështeten te njëra-tjetra

11:06 | 1 Prill 2021
A. B.

Me rastin e 12 vjetorit të antarësimit në NATO, ambasada amerikane në Tiranë ka uruar Shqipërinë me fjalët e ish presidentit amerikan George Bush.

“Sot Shqipëria feston 12 vjet e anëtarësuar në NATO. Shqipëria mund të mbështetet tek Amerika dhe Amerika mund të mbështetet tek Shqipëria më shumë se kurrë. Gëzuar 12-vjetorin Shqipëri”.

Postimi shoqërohet me një pjesë të deklaratës së Presidentit Bush gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2007.

“Shqipëria është një mik i besuar dhe aleat i fortë. Vizita e sotme shpresoj që të dërgoj një sinjal për popullin shqiptar se mund të mbështeteni tek Amerika, njësoj siç Amerika mund të mbështetet tek ju për të bërë punë e madhe të nevojshme për të shpërndarë liri dhe paqe”, tha Presidenti George W. Bush gjatë vizitës së tij historike më 10 Qershor 2007, ndërkohë që Shqipëria po përgatitej të futej në NATO”.

??️ | “Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Dhe shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Thursday, 1 April 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme