Përbërësit për kremin maskarpone
500gr maskarpone
3 të kuq të vezëve
100gr sheqer
50ml ujë
Për tortën
Biskota 250gr
250gr krem të lëngshëm
500gr djathë maskarpone
100ml kafe të ftohtë
6gr xhelatinë
20ml qumësht
Pluhur kakaoje për shije
Kjo recetë e tiramisusë është e lehtë dhe shumë e shijshme. E lehtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur, pa nevojën për ta pjekur, kjo tortë mbetet deserti më i mirë sidomos për raste festive.
Si ta përgatitni?
Së pari vendosni të kuqtë e vezëve në një enë, shtoni gjysmën e sheqerit dhe filloni t’i rrihni me mikser.
Në një tigan për sos, shtoni ujin dhe sheqerin e mbetur, më pas zieni derisa të arrijë një temperaturë prej 120 gradë C.
Vendoseni sheqerin e karamelizuar mbi vezët e rrahura dhe vazhdoni përzierjen.
Zbuteni maskarponen me një shpatull.
Shtoni maskarponen në krem, duke e shtuar nga pak kohë pas kohe.
Përzieni kremin dhe ngadalë vendoseni në përzierje.
Xhelatinën zbuteni në ujë të ftohtë. Shtrydheni dhe lëreni të tretet në qumësht pak të ngrohtë dhe më pas shtojeni në kremin e maskarponës. Lëreni të pushojë në frigorifer për një orë.
Tepsinë e ngjashme me atë që e shihni në foto, shtrojeni me letër kuzhine dhe futni biskotat në kafen e ftohtë dhe radhitni ata nëpër skaje.
Më pas hidhni një shtresë të kremit, mbulojeni me biskota dhe vazhdoni të bëni kështu çdo strese derisa tepsia të mbushet.
Mbulojeni në fund me shtresën e fundit të biskotave dhe lëreni të pushojë në frigorifer për 5-6 orë.
Pasi të pushojë, kthejeni tortën në një enë tjetër dhe spërkateni sipër me pluhur kakaoje. Priteni në pjesë dhe shërbejeni shumë të ftohtë. Ju bëftë mirë!
Këshillë shtesë: Doza e kësaj recete është për tepsi 22cm të gjatë. Torta mund të qëndrojë në frigorifer, e mbështjellur mirë, për 2-3 ditë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...