Italia njoftoi se ka dëbuar dy diplomatë rusë dhe se ka arrestuar një kapiten të marinës italiane të martën nën dyshimet për përfshirje e tyre në spiunazh.
Sipas njoftimeve mediatike diplomatët u dëbuan të mërkurën.
Policia italiane thotë se kapiteni dhe një zyrtar i ambasadës ruse u arrestuan në një parking në Romë. Ata akuzohen për “krime të rënda të lidhura me spiunazhin dhe sigurinë e vendit”.
Agjencia e lajmeve “Reuters” duke iu referuar një zyrtari të policisë italiane tha se kapiteni quhej Walter Biot dhe se ai akuzohet për dhënie informacioni në këmbim të 5,900 dollarëve.
Agjencia italiane e lajmeve “Ansa’” raportoi se disa nga dokumentet e sekuestruara ishin dokumente të NATO-s.
Policia italiane tha se arrestimet ishin rezultat i një hetimi të gjatë nga zyrtarët e sigurisë kombëtare dhe ushtarakët.
Pas arrestimeve, Italia thirri ambasadorin rus ndërsa dëboi dy zyrtarë rusë të dyshuar si të përfshirë në incident.
Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio e karakterizoi incidentin si “jashtëzakonisht të rëndë”, njoftoi agjencia “Reuters”.
“Gjatë takimit të ambasadorit rus në Ministrinë e Jashtme italiane ne i bëmë të ditur protestën e fortë të qeverisë italiane dhe njoftuam dëbimin e menjëhershëm të dy zyrtarëve rusë të përfshirë në këtë çështje jashtëzakonisht të rëndë”, shkruhej në një postim të ministrit në Facebook, njoftoi CNN.
Sipas “Reuters” zoti Biot, 54 vjeç, ishte duke punuar në ministrinë e italiane të Mbrojtjes në një departament të ngarkuar me zhvillimin e politikës së sigurisë kombëtare dhe mbajtjen e marrëdhënieve me aleatët e vendit.
“Reuters” bëri të ditur gjithashtu se agjencitë ruse të lajmeve thanë se dy zyrtarët e dëbuar kanë punuar në zyrën e atasheut ushtarak të ambasadës. Ata nuk bënë të ditur nëse personi i arrestuar në parking ishte një nga zyrtarët që u dëbuan.
Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” citonte një politikan rus të ishte shprehur se do t’i përgjigjeshin me reciprocitet dëbimit.
Por një zëdhënës i Kremlinit e minimizoi incidentin.
“Për momentin nuk kemi informacion në lidhje me arsyet dhe rrethanat e këtij ndalimi”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas CNN. “Por në çdo rast, shpresojmë që do të ruhet fryma tejet pozitive e konstruktive e marrëdhënieve ruso-italiane”.
Gjatë muajve të fundit si Bullgaria dhe Holanda kanë dëbuar zyrtarë rusë lidhur me akuza për spiunazh./VoA/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...