Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka mbyllur turin e tij në qytetin e Korçës me takimin që pati me fermer të Dvoranit.
Fermerët u ankuan tek Basha për mungesën e ndihmave nga shteti, si dhe thanë si problem mungesën e frigoriferëve dhe tapitë e tokave që thonë se ende nuk i kanë marrë.
“Këtu në fshatin tonë, për mendimin tim janë tre probleme kryesore. E para është njëherë me këto tapitë e tokave të cilët po vuajmë dhe nuk i kemi rregulluar. E dyta, është me shitjen e produkteve në qoftë se ekziston një mundësi, sepse ishim një radhë me Taulantin edhe vajtëm u ankuam për mungesën e frigorigerëve. Ishim shumë keq në atë fazë dhe sa na u tha nga ministri i atëhershëm, nuk e di kush ishte, Çuçi apo nuk e di kush ishte. Tha pse nuk i bëni frigoriferët me oksigjen por të gjithë këta i kanë bërë me gjak ato frigoriferë me ato kushte, më mirë thuaj unë nuk kam mundësi t’ju ndihmoj. Dhe e treta, është në qoftë se ekziston ndonjë mundësi për qarkullimin e këtyre traktorëve sepse hasim probleme me policinë. Dhe ne nuk e përdorim zakonisht shumë këtë por nëpër xhepat kështu që komunikojmë me arat. Unë për vete i kam bërë ato kartat por ato po mbarojnë.” – u shpreh një nga fermerët, transmeton tch.
Basha përsëriti zotimin e tij se qeveria e ardhshme do të jap 100 milion euro çdo vit subvencione për fermerin shqiptarë. Ai gjithashtu tha se një nga sektorët që do të mbështetet do jetë agroturizmi.
“Pas këtij, katër vjeçarin e parë do të japim 100 milionë euro subvencione çdo vit për fermerin shqiptarë. Do ta vendosim pra në pozita të barabarta me fermerin e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës të paktën. Ata e marrin mbështetjen nga shteti dhe e sjellin me çmim më të ulët. Normalisht qytetari shqiptarë edhe po mos të ishte në këtë krizë të thellë ekonomike që është do të zgjedhë një çmim më të arsyeshëm. Imagjinoni tani që kriza ua ka zbrazur xhepat. Sapo thamë janë dhjetëra mijëra familje shqiptare që janë futur në borxh, në borxh për të paguar ilaçet e COVID-it.
Agroturizmi është një nga degët që po rritet më fuqishëm në Europë. Dhe këto janë zona të mrekullueshme ku me pak investim, me disa grande qeveritare apo grande nga BE-ja. Grante nga BE-ja, të bëjnë të mundur ndërtimin e bujtinave apo restoranteve. Këto janë problemet e vërteta dhe këto do të kenë zgjidhje të drejtpërdrejta.
Tani për dy probleme të tjera që parashtrohen në mënyrë më absolute, policia nën qeverisjen time do të ketë një dhe vetëm një rol, që është roli themelor i shtetit, të garantojë jetën dhe sigurinë tuaj, jo t’ju bjerë në qafë. Oficeri i policisë së shtetit, punonjësi i policisë së shtetit do të ketë vendin e merituar dhe rolin e merituar siç e kanë një shoqëri moderne, që garanton jetën dhe sigurinë e njerëzve, jo të merret me traktorët e fermerëve. Padiskutim atë që the, sigurimi minimal, siç është praktikë kudo dhe s’kemi pse të bëjmë përjashtime dhe pastaj gjithçka do të bazohet tek liria. Liria përkthehet në mundësi, mundësia përkthehet në mirëqenie! Këto janë fjalët që ju jap sot!” – tha Basha.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...