Deputeti Abelard Tahiri emërohet kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së

18:58 | 31 Mars 2021
L G

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka emëruar sot me vendim unanim kryetar të Grupit Parlamentar, deputetin Abelard Tahiri.

Në këtë mbledhje të cilën e udhëhoqi kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, u diskutua edhe për ndarjen e përgjegjësive të deputetëve të PDK-së në legjislaturën e tetë, shkruan arbresh.info.

Pas diskutimeve të deputetëve, u caktuan edhe udhëheqësit e Komisioneve Parlamentare me të cilat do të kryesojë Partia Demokratike e Kosovës si dhe u dhanë propozimet për zëvendës kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve Parlamentare.

Në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, PDK si partia e dytë me 19 deputetë ka nënkryetarin e Kuvendit, deputetin Bedri Hamza si dhe udhëheqë me dy Komisione Parlamentare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme