Regjistrohen 32 viktima dhe 1.511 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

18:31 | 31 Mars 2021
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.445 teste të kryera janë regjistruar 1.511 raste të reja me Covid-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 587 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 32 pacientë, transmeton alsat.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 130.022 raste, prej të cilëve 106.979 janë shëruar, kurse 3.781 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 19.262.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme