U.d. Presidenti i Kosovës, njëherësh Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka bërë homazhe dhe ka nderuar kujtimin për 106 martirët e rënë në fshatin Pastasel të Rahovecit.
Ai ka thënë se masakrat që po përkujtohen këto ditë na e kujtojnë çmimin e lartë të lirisë.
“Në këtë masakër shteti i Serbisë dhe forcat e saj nuk i kanë kursyer as fëmijët. Kjo tregon se çfarë përbindëshi ka qenë pushteti i Millosheviqit, por as Serbia e sotme, e udhëhequr prej Aleksandër Vuçiqit, nuk është shkëputur nga ajo politikë”, është shprehur u.d. Presidenti Konjufca, duke shtuar se qëndrimet e politikës së sotme serbe tregojnë një vazhdmësi të njëjtë politike karshi shtetit të Kosovës. “Kujtojmë se një politikë e tillë shkaktoi gjenocidin dhe në masakrat në Rahovec, Pastasel dhe fshatrat përreth”, ka thënë ai.
U.d. Presidenti Konjufca ka thënë se dëshmitë e të shpëtuarve nga kjo masakër janë tejet të vlefshme, porse drejtësia ende nuk ka marrë një epilog.
“Faktikisht askush nga kriminelët serbë, të cilët kanë marrë pjesë drejtpërdrejt dhe e kanë kryer këtë masakër, nuk është dënuar deri sot. Prandaj bëjmë thirrje që drejtësia duhet të ndodh sa më parë”, tërhoqi vërejtjen zonjufca./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...