Tre zyrtarë policorë kanë përfunduar në pranga, nën dyshimin për përfshirje në “Kontrabandim me mallra” që ndërlidhet me rastin “Karaceva.
Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan ju njoftojnë se si vazhdimësi e hetimeve intensive sot janë ndaluar edhe tre persona të dyshuar lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’, shkruan arbresh.info.
“Tre të dyshuarit (zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitarë – Lindje) janë ftuar sot në orët e paradites për intervistim në cilësi të të dyshuarve në objektin e IPK-së në Hajvali. Të njëjtit pas intervistës me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan janë arrestuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “ Kontrabandimi me mallra” e paraparë me nenin 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton IPK.
Të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurave administrative me rekomandim të IPK-së edhe janë suspenduar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe për informacione shtesë do të vazhdojmë të ju mbajmë të informuar./arbresh.info/
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...