New Yorku legalizon marihuanën

15:13 | 31 Mars 2021
A. B.

Deputetët e Kongresit të shtetit të New York-ut, kanë miratuar ligjin me të cilin legalizon përdorimin e marihuanës tek të rriturit, duke u bërë kështu New Yorku shteti i 15-të amerikan që ka legalizuar këtë lloj të drogës për qëllime rekreative.

Ligji është miratuar me 40 vota për dhe 23 kundër. E gjykatësi federal i New Yorkut, Letisha James, ka bërë të ditur pas votimit se legalizimi i marihuanës çon drejt një sistemi më të mirë të kontrollit, transmeton bbc transmeton portali arbresh.info

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se me padurim po pret që ta nënshkruaj këtë ligj.

“New Yorku përgjatë historisë ka qenë qytetit kryesor progresiv i këtij shteti, e ky ligj i rëndësishëm do të vazhdojë këtë rrugë”, ka shtuar Cuomo.

Vendimin e ka përshëndetur edhe një grup që mbështet legalizimin e marihuanës NORML, që ka njoftuar se çdo vit mijëra qytetarët të New York-ut arrestohen për shkak të shkeljeve të lehta lidhur me këtë drogë.

Ligji mundëson shitjen rekreative të marihuanës për personat mbi 21 vjet, dhe për këtë pritet të pajisen me leje për porosi e prodhim nga blerësit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme