Google ADS

Blinken i dërgon Vuçiqit mesazh për Kosovën, jashtë protokollit të zakonshëm

13:57 | 31 Mars 2021
arbresh.info

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken, ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njohjen e ndërsjellë me Kosovën.

Në një letër që i kishte dërguar Vuçiçit më 23 shkurt, e që është publikuar nga mediumi serb “Novosti”, Blinken, kishte thënë se synimi i SHBA-së është një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Serbisë dhe Kosovës të përqendruar te njohja e ndërsjellë.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve do të çojë përpara të ardhmen evropiane të gjithë rajonit”, kishte shkruar Blinken ndër tjera, në letrën që ia kishte dërguar Vuçiçit jashtë protokollit të zakonshëm, e ku në fund të saj kishte shkruar edhe një mesazh me stilolaps, raporton Novosti./arbresh.info/

Hoti: Duhet ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-të

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme