Google ADS

Qëndrimi i AAK-së pas vendimit të LDK-së për Vjosa Osmanin

12:40 | 31 Mars 2021
arbresh.info

Lideri i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, komentoi rreshtimin e tyre sa i përketë votimit të kandidatës për presidente, Vjosa Osmani.

“Ne kemi mirëprutur me bisedu me të dy edhe Kurtin edhe Osmanin dhe nuk kem marr ndonjë kerkesë pasi që ata nuk kanë kërkuar një bashkpunim për ne. Pashë njoftim e LDK-së, por sa i përket AAK-së, nuk ka ndryshuar asgjë”,  deklaroi Haradinaj.

Zgjedhjet brenda AAK-së thotë se i kanë shtyrë për vitin tjetër shkaku i pandemisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën për media të mbajtur sot ka folur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në rast të liberalizimit të tregut energjetik.

“Veprimet e duhura, fjala është për ngritjen e çmimit të energjisë, në procesin e liberalizimit, në licencimin e shumë operatorëve, tani i është mundësuar operatorëve çmimin, fatkeqësisht pra në Kosovë funksional, nga shumë operator është vetëm një, i cili e ka mundësin dhe veç ka ndodh pra planifikimi për rritje 30-40% të energjisë në vend”.

Sipas tij, fillimisht kjo rritje e çmimit të energjisë i godet konsumatorët industrial, veçanërisht kompanit përpunuese dhe prodhuese, sepse ato shfrytëzojnë më shumë, por njëkohësisht në një të ardhme të afërt të gjitha familjet tona në një kohë ku edhe ekonomia ka vështirësi të mëdha, kur kompanitë janë në vështirësi të mëdha po humben edhe vende pune, kur investitorët poashtu kanë vështirësi të operimit, pra fshehurazi me ndodh kjo rritje e çmimit të energjisë.

“Duhet të rishikohet i gjithë procesi i liberalizimit të energjisë elektrike të merren parasysh rrethanat e reja tani që mund ta ndihmojnë këtë proces të rishikimit, është njohja e KOST-it si zonë rregulluese, që do të ndikon prape në përmirësimin e konkurrencës në tregun e Kosovës, është poashtu lehtësuese fillimi i linjës ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, po ashtu të krijohet të veprohet…”, deklaroi Haradinaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme