Google ADS

Anxhela Peristeri do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale në “Eurovision”

11:22 | 31 Mars 2021
A. B.

“Eurovision” tashmë ka bërë publike renditjen e këngëve për dy netët gjysmëfinale.

Kompeticioni muzikor këtë vit është njoftuar se do mbahet më ndryshe për shkak të situatës së krijuar me COVID-19.

Nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali do të mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj në Rotterdam.

Anxhela Peristeri, e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”, do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale.

Në të njëjtën mbrëmje do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra, etj.

Shqipëria po ashtu është renditur e 11-ta në listën e shteteve që garojnë natën e dytë, kurse kënga e Peristerit mban titullin “Karma”.

Teksti i këtij projekti është shkruar nga gazetari Olti Curri me kompozim të Kledi Bahitit.

Në një intervistë të dhënë ditë më parë, Anxhela theksoi se do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme