“Në Maqedoni ka qytetarët që nuk kanë nënshtetësi, edhe pse i plotësojnë një ose më shumë kushte për ta marrë atë. Sipas statistikave qeveritare, UNHCR-së dhe organizatave qeveritare, në fund të gushtit vitin e kaluar ka pasur 563 persona pa nënshtetësi, ndërsa partitë opozitare shqiptare thonë se shtatë mijë shqiptarëve në RMV ju mohohet e drejta për nënshtetësi”.
Kështu thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për gjendjen për të drejtat e njeriut. Sipas raportit, në Maqedoni nuk ka mekanizëm për zbulimin e personave pa nënshtetësi dhe mbrojtjen e tyre.
Ndërsa në lidhje me gjyqësorin, në raport thuhet se prokurorët shpesh i shkelin afatet ligjore për përfundimin e hetimeve, por pa pasoja.
Ata kujtojnë se hetimet duhet të përfundojnë për gjashtë muaj, ndërsa mund të vazhdohen deri 12 dhe 18 muaj, për raste më të komplikuara të krimit të organizuar, por në praktikë prokurorët shpesh i shkelin afatet.
Gjithashtu përmendet sjellja e keqe gjyqësore, presioni i tepruar ndaj gjyqtarëve, drejtësia e vonuar dhe financimi joadekuat i gjyqësorit dhe prokurorisë, të cilat vazhdojnë të pengojnë punën dhe efikasitetin e gjykatave, dhe se këto ndikojnë në besimin e publikut në gjyqësor.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vëren se nuk ka raste të të burgosurve politikë, por se paraburgimi zgjatë shumë kohë./Telegrafi/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...