Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës në një intervistë për arbresh.info shprehë shqetësimin për mundësinë e humbjes së 11 mijë vaksinave të Shqipërisë, në mungesë të komunikimit të institucioneve të Kosovës me autoritetet atje.
Sipas tij, çështjet e dakordimit për mënyrën e shfrytëzimit të këtyre vaksinave duhet të vendosen nga dy kryeministrat.
“Është mëkat nëse na humbin këto 11 mijë vaksina në momentin kur Kosova ka më së pakti vaksina në botë mos të them në regjion”, deklaroi Syla.
Syla shton se arritja e vaksinave nuk është arritje as e kësaj qeverie, e as asaj qeverie.
“Thjesht është një ndihmë.”
Syla më tutje thotë se sensibilizuesit e parë për marrje të vaksinave ishin 500 mjekët e vaksinuar në Kukës.
“Ata kanë qenë të parët dhe e kanë tregu se vaksina është e domosdoshme dhe nuk është e rrezikshme”, shprehet Syla.
Blerim Syla, kryetar i FSShK-së, thotë duhen mbi një milionë doza që të arrihet imunizimi i popullatës.
Numërin prej 24 mijë vaksinash Syla po e shef si një mburrje pa vend pasi që sipas tij vaksinimi i 3% të popullsisë nuk imunizon ata.
“Sot flitet me mburrje për 24 mijë doza, ku sipas disa statistikave, vetëm 12 mijë i kemi me diabet në Kosovë e që duhet domosdoshmërish ta marrin, t’i lëmë grupet tjera.”
FSSHK-ja është anëtare e organizatave evropiane dhe Syla thotë se është paralajmëruar nga sindikatat se pa vaksinim nuk do të mund të udhëtohet në Evropë.
Ai shprehet kundër mbylljes pasi thotë se partitë politike nuk kanë dhënë shembull të mirë.
“Mbyllja do të kishte një efekt për ne punëtorët shëndetësor lehtësues, por për popullatën në përgjithësi do të kishte një efekt psikologjik të rëndë, e kemi humb rastin mu po më vjen keq me thanë por ne kemi dhënë një shembull të keq tu nis prej fushatave të cilat kanë mbajtur partitë politike”,
E sa i për ketë çështjes se a do duhej të mbahen ritet fetare tash kur jemi në fillim të muajit të Ramazanit Syla tha se nuk duhet të ndërpriten kurrsesi ritet fetare, por nën masa të rekomanduara sipas IKSHPK-së.
Ndryshe, Kosova u bë shteti i fundit në Evropë që siguroi disa vaksina.
24 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e të cilat kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të dielën e 28 marsit.
Në fakt Kosova para COVAX-it, ka pranuar 500 vaksina për personelin shëndetësor nga Republika e Shqipërisë. E po ashtu Rama së fundi premtoi edhe vaksina për gjithë personelin shëndetësor, prej 11 mijë vetave. Për çështje teknike vaksinat duhet të merren në Kukës.
Pavarësisht këtij premtimi, institucionet e Kosovës kanë filluar me vaksinimin e mantelbardhëve në Kosovë./arbresh.info/
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...