Anonymous ka postuar një video duke i deklaruar luftë Shtetit Islamik pas sulmeve terroriste në Paris që lanë të vdekur të paktën 129 njerëz.
Grupi i hakerëve, i njohur për sulme kibernetike kundër organizatave dhe individëve të diskutueshëm, besohet që kanë ngarkuar një video mbrëmjen e së premtes, transmeton arbresh.info. Në këtë video, prezantuesi bartë një maskë anonime ‘Guy Fawkes’ dhe në gjuhën franceze thotë “Duhet t’a dini që nëse ju gjejmë nuk do ju lejojmë të largoheni”.
“Ne do lansojmë operacionin më të madh ndonjëherë kundër jush. Prisni një sulm kibernetik masiv. Është shpallur luftë, bëhuni gati”.
“Populli francez është më i fortë se ju dhe do të dalë nga kjo mizori edhe më të fortë”.
Mbetet ende e paqartë pse video nuk shfaqet në kanalin e hakerëve në YouTube./arbresh.info
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...