Disa shenja të zodiakut e tolerojnë stresin më mirë se të tjerët. Ata qëndrojnë të qetë edhe në situatat më stresuese. Ata dinë të kontrollojnë emocionet e tyre dhe të marrin në kontroll situatën.
Megjithatë, egzistojnë edhe shenjat që janë më të stresuara dhe që nuk dinë se “nga t’ia mbajnë”, transmeton portali arbresh.info
Më poshtë gjeni listën e shenjave të horoskopit nga ato më të stresuara deri te ato që janë më pak të prekura nga stresi.
Binjakët
Binjakët janë më të stresuarit. Ata e konsiderojnë veten si shenjën më të rëndësishme të zodiakut, kështu që shpesh ndihen nervozë.
Dashi
Padurimi dhe nervozizmi janë tregues të nervozizmit të tyre. Duhet pasur kujdes me personat e lindur në këtë shenjë sepse kur rritet presioni ata mund të shpërthejnë.
Virgjëresha
Virgjëresha varros emocionet e saj. Ata shtypin nervozizmin, por stresi i ha nga brenda dhe për shkak të kësaj ata mund të kenë probleme të vogla shëndetësore më vonë, transmeton portali arbresh.info
Akrepi
Ndërsa ankthi rritet, rritet edhe niveli i stresit të tyre. Personat e lindur në këtë shenjë duhet të shpërthejnë në mënyrë që të çlirojnë emocionet e tyre dhe të vazhdojnë përpara.
Luani
Superegoja e tyre është e rëndësishme, kështu që ata duhet të përpiqen të ulin nervozizmin sa më shumë që të jetë e mundur, por kontrolli i emocioneve është një sfidë e madhe për ta.
Gaforrja
Ata kanë një anë temperamentale dhe janë një nga shenjat më të papjekura të horoskopit dhe stresohen vetëm atëherë kur nuk marrin atë që duan.
Ujori
Ujorit nuk i pëlqen të futet në telashe, por nervozohen nëse gjërat nuk shkojnë ashtu si dëshirojnë.
Demi
Rrallë zemëroheni, por kur tensioni rritet, zemërimi i madh është i garantuar. Duhet pasur kujdes me këtë shenjë.
Shigjetari
Shigjetarët në përgjithësi mbajnë gjithçka nën kontroll. Sidoqoftë, ndonjëherë ata janë mjaft të mërzitur për dyshimin më të vogël dhe nuk hezitojnë të shprehin emocionet e tyre.
Peshqit
Ata nuk kanë temperament nervor, por kanë ankthe irracionale, të cilat shpejt mund të shkaktojnë sulme paniku.
Bricjapi
Bricjapi qëndron i qetë. Ata dinë ta mbajnë qetësinë e tyre përballë të gjitha sfidave.
Peshorja
Peshorja është shenja më e qetë e zodiakut. Edhe nëse ka ndonjë problem, ata priren ta zgjidhin atë në qetësi dhe të ecin përpara pa u shqetësuar./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...