Deputeti republikan i Texas, Ronny Jackson, ish-doktor në Shtëpinë e Bardhë, ka ngritur dyshime për aftësitë fizike të presidentit amerikan Biden.
Kongresmeni i Texas tha në fundjavë se sjellja e Biden në konferencën e parë të shtypit “duhet të ngrejë shqetësime për çdo amerikan që dëshiron të dijë nëse presidenti është i aftë për postin apo nëse është në kontroll të gjërave”, Fox News.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara është i armatosur me një bllok figurash të gazetarëve të preferuar, të cilët duhet të zgjedhë për të biseduar, me ato që dukeshin si përgjigje të gatshme, dhe përsëri mezi e kaloi konferencën”, shkruan Jackson per zhvillimet ne konferencen e shtypit.
Konferenca e parë e shtypit e Biden ardhi 65 ditë pas ardhjes në zyrë, shumë më larg sesa pararendësit e tij.
Zhvillimi vjen në një kohë kur vetë Jackson ka qenë objekt kritikash në media kur një grup analistësh raportuan se kongresmeni pinte alkool dhe merrte mjekimin kundër pagjumësisë Ambien gjatë një udhëtimi presidencial.
Gjatë një udhëtimi presidencial në Filipuine në 2014, katër dëshmitarë që udhëtonin me ish-presidentin Barack Obama thanë se Jackson u intoksikua me alkool dhe bënte komente të papërshtatshme. Jackson thotë se akuzat ndaj tij ishin motivuar politikisht.
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...