Sergio Aguero njoftoi se po largohet nga Manchester City si një agjent i lirë, kështu që Inter, PSG, Juventus dhe Barcelona janë disa prej klubeve ku ai mund të transferohet.
Reprezentuesi i Argjentinës mbush 33 vjeç në qershor dhe do të largohet pas një dekade në Manchester City, transmeton lajmi.net.
Sipas Footmercato në Francë, agjenti i Aguero tashmë ka marrë pesë oferta zyrtare.
ESPN thotë se Juventusi është gjithashtu në garë, me Barcelonën dhe PSG-në.
Megjithatë, burimet spanjolle sugjerojnë që Barça nuk do të bëjë një ofertë, sepse trajneri, Ronald Koeman, nuk mendon se Aguero do të përshtatet me ekipin e tij.
Aguero bëri vetëm 14 paraqitje zyrtare për Manchester City këtë sezon, duke shënuar tri gola.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë