Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë detaje nga takimi i përbashkët që kishte pasur me Kurtin dhe Osmanin.
Abdixhiku në “Debat Plus” thotë se i ka kërkuar Kurtit një zotim që do të jetë konstruktiv kur nesër të ketë rotacion pushteti.
“Një gjë e kam kërkuar nga zoti Kurti në takimin e parë që kemi pasur. A do të silleni njëjtë në të ardhmen siç po sillemi edhe ne ne, a do të merrni pjesë nëpër seanca, a garantoni që këtë precedan të konstruktivitetit ta bëni rast nesër kur ne do të fitojmë?’’, tregon i pari i LDK-së.
Abdixhiku thotë se nga Kurti kishte marrë vetëm një gjysmë zotim.
‘’Mora një gjysmë zotimi, ta them të drejtën, as atë s’janë në gjendje ta bëjnë. Por unë nuk dua të kem sjellje desktruktive siç kanë bërë të tjerët. Po Të silleshim me atë metodë ne do të hidhnim gaz lotsjellës’’.
I pari i LDK-së thotë se duhet ta krijojnë një presedan i ri se si duhet të jenë raportet pozitë-opozitë.
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...