Google ADS

304 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri dhe 11 humbje jete

18:15 | 30 Mars 2021
Arbresh.info

Dita e sotme ka shënuar sërish shifra të ulëta infektimesh me COVID, por rritje të të vdekurve.

Nga 2730 testime kanë rezultuar pozitivë 304 qytetarë dhe kanë ndërruar jetë 11 të infektuar me COVID.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 92 raste në Tiranë, 25 në Shkodër, 22 në Fier, 15 në Gjirokastër, nga 11 raste në Lushnje, Vlorë, nga 10 raste në Durrës, Devoll, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Korçë, Sarandë, nga 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakasër, Divjakë, nga 5 raste në Kukës, Kavajë, 4 në Dibër, nga 3 raste në Lezhë, Tropojë, Tepelenë, Peqin, Shijak, Cerrik, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, Librazhd, Malësi e Madhe, Prrenjas, Patos, nga 1 rast në Rrogozhinë, Kamëz, Mat, Përmet, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Klos, Gramsh, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,617 që nga fillimi i epidemisë.

Sërish kemi pasur ulje të pacientëve në spitalet COVID, ku aktualisht po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

11 qytetarët që kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 51- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19”, shkruan ministria.

Statistika (30 Mars 2021)

Raste të reja ditore 304

Të shëruar në 24 orë 593

Të shtruar në spitale 293

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 2730

Testime totale 555,930

Raste pozitive 124,723

Raste të shëruara 90,617

Raste Aktive 31,879

Humbje jete 2227 ulëta

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22083

Fier 2607

Durrës 1309

Gjirokastër 1242

Shkodër 1199

Vlorë 1107

Korçë 779

Lezhë 419

Elbasan 387

Kukës 359

Dibër 329

Berat 59/TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme