Një ditë përpara ndeshjes ndaj Spanjës, selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për shtyp.
“Pas humbjes ndaj Suedisë, nuk është aspak e lehtë për këtë ndeshje, e kemi të qartë se është një nder dhe krenari të luajëm kundër një ndër ekipet më të mira në botë. Jemi të gatshëm për këtë përballje”, ka thënë Challandes.
I pyetur nga gazetarët se si është të menaxhosh një ekip që vuan kaq shumë, si është kjo kohë për juve si trajner? “Unë menaxhoj një ekip shumë të mirë, lojtarët janë të motivuar, ne duhet të procedojmë përpara dhe të luajmë kundër një ekipi të madh sikurse se Spanja, është një mundësi e mirë për të treguar progresin e skuadrës që është bërë në mënyrë konstante”, ka thënë trajneri i Kosovës.
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...