Haxhiu komenton aksionin e Policisë dhe Prokurorisë në Postë: Vetëm kështu zhvillohet e përparohet vendi.

17:17 | 30 Mars 2021
L G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë në Postën e Kosovës në të cilin u prangosën katër preson, dy prej tyre ish-zyrtar të Postë.

Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook ka pohuar se secili dyshim për kontratë të dëmshme duhet të adresohet dhe përgjegjësit të ballafaqohen me drejtësinë, shkruan arbresh.info.

“Çfarëdo veprimi i policisë dhe prokurorisë me qëllim të zbardhjes së veprimeve të dyshimta korruptive në ndërmarrjet publike por jo vetëm, është i mirëseardhur. Secili dyshim për kontratë të dëmshme duhet të adresohet dhe përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”, është shprehur Haxhiu.
Ajo, ka shtuar se veç kështu mund të zhvillohet vendi.

“Kosova duhet të ndërmarrë veprime konkrete e serioze në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Vetëm kështu zhvillohet e përparohet vendi. Ne do të jemi në mbështetje të kërkesave të institucioneve të drejtësisë në fuqizimin e kapaciteteve të tyre”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme janë arrestuar katër persona, personat me inicialet T.M., dhe A.O., dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Përvetësimi në detyrë”, nga neni 418 të KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, personat me inicialet K.M., dhe D. Ć., dyshohen se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 të KPRK-së dhe “Mashtrimi”, nga neni 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dy nga personat e arrestuar dyshohet se veprat i kanë kryer në cilësi të personave zyrtar në Telekomin e Kosovës, të cilët dyshohen se gjatë zbatimit të kontratës të lidhur në mes Telekomit të Kosovës dhe operatorit ekonomik kontrata në vlerën 327,514 €, kanë keqpërdorur për përfitime personale këtë kontratë, duke i shkaktuar dëm Telekomit të Kosovës në shumën prej treqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë (327,514 ) euro.

Ndërsa dy të dyshuarit tjerë duke vepruar në bashkëkryerje dyshohet se kanë përpiluar dhe vulosur dokumentacion të falsifikuar me përmbajtjeje të rreme, në emër të personave të tjerë./arbresh.info/

LEXO EDHE

Prokuroria deklarohet për arrestimet: Dyshohet se i shkaktuan 327,514 mijë euro dëm Telekomit – Arbresh.info

Të ngjashme