Shqiptarët nuk njohin pandemi, marrin apartamentin me qira dhe organizojnë festë në ishullin grek

17:10 | 30 Mars 2021
Arbresh.info

Një festë e organizuar në ishullin Kos ka vënë menjëherë në lëvizje policinë greke.

Autoritetet zbuluan se një 20-vjeçar shqiptar kishte marrë një apartament me qira dhe organizoi një festë së bashku me 7 bashkatdhetarë të tjerë.

20-vjeçari u arrestua sot në orët e para të mëngjesit dhe akuzohet për shkelje të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, raportojnë mediat greke, transmeton tch.

Gjoba me vlerë 3,000 euro u vendos për 20-vjecar, ndërsa pjesa tjetër që morën pjesë në festë do të duhet të paguajnë një gjobë prej 300 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme