Rregullatori i vaksinave në Gjermani ka thënë të martën se ka regjistruar 31 raste të mpiksjes së rrallë të gjakut në tru, nëntë prej të cilave rezultuan me vdekje, pasi njerëzit morën një vaksinë COVID-19 nga AstraZeneca.
Instituti Paul Ehrlich (PEI) tha se tani ka regjistruar 31 raste të mpiksjes në venat cerebrale, të njohura si trombozë të venës sinus, ose CSVT dhe se në 19 prej tyre kishte një mungesë të trombociteve të gjakut, raporton Reuters.
Në nëntë raste, njerëzit e prekur vdiqën. Me përjashtim të dy rasteve, të gjitha raportet kishin të bënin me gra të moshës 20 dhe 63 vjeç. Të dy burrat ishin 36 dhe 57 vjeç.
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...